Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë element shtetformues

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21 tha se shqiptarët janë element shtetformues dhe karakterin e shtetit e kanë ndryshuar me ndryshimin e kushtetuses në vitin 2001 me marrëveshjen e Ohrit.
“Shqiptarët kanë në përdorim të lirë përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Një kryetar komune nëse nuk e ka flamurin kombëtar shqiptar në shtizë dhe në tryeze të punës, gjoba është 5 mijë euro. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Shqiptarët në Maqedoni kanë tri universitete. Deri në vitin 2001 kanë qenë 160 policië shqiptarë, sot janë mbi 2500. Deri në 2001 kanë qenë 65 oficerë dhe nënoficerë, sot janë 2000 oficerë dhe 9 nënoficerë”, ka thënë Ahmeti duke theksuar se shqiptarët në Maqedonin e Veriut nuk janë minoritarë./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →