Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

nga Gentrita Xhemajli14 shtator 2025
Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

“Protestë për drejtësi në Hagë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet! Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”, ka shkruar Ahmeti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →