Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ahmeti tregon pse LDK nuk arriti koalicion me Fatmir Limaj

nga Gentrita Xhemajli1 dhjetor 2025
Ahmeti tregon pse LDK nuk arriti koalicion me Fatmir Limaj

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, struktura e partisë ka diskutuar mundësitë e përbërjen e listës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti tha se Këshilli i Përgjithshëm i ka dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku autorizimin për të vazhduar negociatat me parti të tjera përfshirjen e emrave të mundshëm brenda listës së LDK-së.

Ahmeti la të kuptohet se sërish do të kenë negociata partia e tij me atë Nismës, për arritjen e ndonjë marrëveshje për pëtfshirjen e Fatmir Limajt në listën e LDK-së për deputet.

Ai tha se afati për koalicione parazgjedhore me parti të tjera ka përfunduar, prandaj LDK do të garojë e vetme, duke mbrojtur kështu siç tha ai qëndrimin e strukturave të saj politike dhe prioritetet e partisë.

“Natyrisht që ka pasur negociata, struktura është ajo që ka pasur impaktin më të madh në vendimmarrje. Tani për tani Këshilli i Përgjithshëm i dha autorizim prap kryetarit Abixhiku që të vazhdojë negocimin për hyrje brenda listës për deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që të shkojë në garë pa koalicione, por brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ketë edhe emra të tjerë. Natyrisht që KP i dha autorizim kryetarit që të vazhdojë negociatat, por koalicione nuk do të ketë, sepse ka mbaruar ai afat”, tha Ahmeti pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →