Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ajri i ndotur në Prishtinë

nga B G21 nëntor 2023
Ajri i ndotur në Prishtinë

Teksa stina e dimrit afrohet, qytetarët e kryeqytetit edhe këtë vit do të ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit.

Cilësia e ajrit në Prishtinë vlerësohet se është e ndotur sot (e martë) në Prishtinë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit në qendrën e Prishtinës, sot në orën 14:38 minuta, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën (PM10, 51.6).

Ndotja e ajrit në kryeqytet dhe në disa komuna tjera mbetet një problem i madh sidomos në stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →