RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AKI: Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës

nga Venera Grabanica18 korrik 2024
AKI: Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës

Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për  Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e kësaj agjencie u zhvillua me dyer të mbyllura për media. Por detaje për raportimin e tij dha kryetarja e komisionit Ganimete Musliu.

Ajo tha se sipas Ajetit, gjendja e sigurisë në vend në përgjithësi është stabile por që kërcënimet nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste janë shumë të larta dhe se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës.

“Bazuar në të dhënat inteligjente së fundi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinë të Novi Pazari, Kopaonikut dhe Kralevës. Grupi paramilitar dhe terrorist i udhëhequr nga Radoiciqi vazhdon të jete i strukturuar ka mjete të mjaftueshme financiare ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtarë dhe në vazhdimësi janë duke planifikuar dhe diskutuar mundësitë për sulme. Rritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë përqendrimi i forcave serbe afër kufirit me Kosovën si dhe stërvitjen ushtarake të anëtareve të formacioneve ushtarake terroriste janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës”, tha Musliu.

Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për  Inteligjencë, Petrit Ajeti erdhi pas deklaratave për luftë dhe sulme të reja nga Serbia të bëra së fundi nga drejtuesit institucional. Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë se përpjekjet e Serbisë për ndërhyrje në Kosovë janë të vazhdueshme por vështirë të realizueshme.

“Serbia është në vazhdimësi ne përgatitje për një sulm të tillë të llojit të Banjskës por konsideroj se Kosova ka marrë masat e nevojshme NATO po ashtu…dhe çdo tentative e ngjashme me sulmin në Banjskë epilogu do të jetë fatal për ta, ata do të arrestohen nga forca e ligjit ose të  asgjësohen nga forca e armës sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës do të mbrohet me çdo kusht. Qytetarët të jenë të qete sa me pak të flitet për luftë s’do të ketë luftë të përmasave të gjera çdo tentativë e tille nëse mendohet të bëhet do jetë fundi i shtetit serb”, tha Veseli.

Njohësi i Sigurisë, Fatmir Çollaku ndërkaq vlerëson se përpjekjet e Serbisë për ndryshim të gjendjes në terr në veri pas shtrirjes së ligjshmërisë atje, janë të pamundura.

“Qeveria përmes sitemit legal e të sigurisë ka arritë të ushtrojë juridiksion në pjesën veriore si kurrë më parë prandaj kjo gjendje e tanishme në terren është në favor të Kosovës por fare në të Serbisë ajo dëshiron ta ndryshoj këtë gjendje ne terren kur ndryshon ne terren lehtë ka mundësinë bisedimeve Këtë objektivë ajo përpiqet ta realizojë ne terren e kur e si mbetet të shihet mendoj qe pretendimet dhe tentime do të jenë të vazhdueshme por realizmi i ndryshimit te gjendjes në terren s’do te ndodh sepse organet janë në  gatishmëri  maksimale për t’i përmbushur detyrat dhe misionin që kanë. Faktori qe pengon suksesin e këtyre e grupeve ne ks është shtimi i KFOR-it”, tha Çollaku.

Autoritet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për mbrojtje të territorit të vendit nga çfarëdo rrezik që vie nga Serbisë. Serbia ndërkaq ka mohuar së ka tendencë

për rrezikim të stabilitetit në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit./RTV21/21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →