Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Akil Gjakova e fillon mbarë, fiton në Grand Slamin e Parisit

nga Kaltrina Berila1 shkurt 2025
Akil Gjakova e fillon mbarë, fiton në Grand Slamin e Parisit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.

Pas kësaj fitoreje, Gjakova tani do ta ketë përballë xhudistin japonez Shusuke Uchimura në raundin e ardhshëm.
Vlen të theksohet se fitore ka arritur edhe Nora Gjakova në kategorinë 63 kilogramë duke mposhtur franceze Rania Drid.

Nora Gjakova fiton me ‘Ippon’ në Grand Slamin e Parisit

Të njëjtën rrugë nuk e ndoqi edhe Erza Muminoviq e cila u ndal në duelin e parë duke pësuar nga holandezja Van Krevel.

Erza Muminoviq mposhtet me ‘Ippon’ nga xhudistja holandeze

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →