RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

AKP shpall shitjen e 92 aseteve tjera

nga RTV2126 maj 2017

​Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.33, ku përfshihen 92 asete

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin prill 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.33 do të jetë dita e mërkurë, 21 qershor 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 28 qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →