Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin tre të rinj

nga Venera Grabanica23 prill 2023
Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin tre të rinj

Një tren goditi një veturë në një vendkalim në Gjermaninë veriore të dielën, duke lënë të vdekur tre personat që ishin në veturë, ka njoftuar policia.

Policia ka thënë se treni rajonal ishte në shpejtësi të plotë kur goditi veturën, jashtë qytetit të Hannoverit.

Shoferi 22-vjeçar i veturës së bashku me dy gra që ishin me të në automjet, të moshës 21 dhe 22 vjeç, vdiqën. Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punonjës të hekurudhës dhe një person u lëndua lehtë, shkruan AP.

Vetura dyshohet se ka hyrë në vendkalim, megjithëse barrierat, të cilat nuk mbulonin të gjithë gjerësinë e rrugës, ishin të mbyllura.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →