Një burrë u përplas dhe përmbysi automjetin e tij brenda një lavazhi në Colmar, Pensilvani në SHBA.
Shoferi 77-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas nga një portë, pasi shtypi aksidentalisht pedalin e gazit.
Sipas pronarit të lavazhit Darin Kapanjie, shoferi mbeti i bllokuar brenda makinës së tij për 90 minuta përpara se të shpëtohej dhe u dërgua në spital me lëndime të lehta./21Media










