🇽🇰 Kosova
Aksident mes dy veturave në Klinë të Skenderajt, një i lënduar
nga Kaltrina Berila8 prill 2025
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në fshatin Klinë të Skenderajt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nje person”, ka thënë Zahiti./21Media









