🇽🇰 Kosova
Aksident mes dy veturave në Leshan të Pejës, tre të lënduar
nga Gentrita Xhemajli8 dhjetor 2025
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave i cili ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi shtoi se të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe të njëjtët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar per nje aksident në fshatin Leshan të komunës së Pejës. Dy vetura janë të përfshira në aksident, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime edhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për rtv21.tv/21Media











