🇽🇰 Kosova
Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar
nga Kaltrina Berila1 shtator 2025
Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Fexhrije Pllana.
Ajo tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datë 01.09.2025 rreth orës 18:15 është raportuar për një aksident trafiku me lendime në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku të përfshira janë dy automjete civile, si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë ku gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë”, tha Pllana./21Media









