🇽🇰 Kosova
Aksident mes katër veturave dhe një autobusi, 7 të lënduar
nga Venera Grabanica31 janar 2025
Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.











