Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar

nga Gentrita Xhemajli9 dhjetor 2025
Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë  se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →