Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana./21Media











