Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

nga Gentrita Xhemajli30 qershor 2025
Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tetman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti. /21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →