RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë

nga Venera Grabanica17 prill 2022

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se në aksident ishin të përfshira tri vetura, dy prej tyre të parkuara.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara) Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →