Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident ndërmjet dy veturave, pesë persona të lënduar

nga Egzona Mehmeti6 qershor 2021

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll”, në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Rtv21.tv më poshtë ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes./21Media    

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →