Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në autostradë, lëndohen tetë persona – njëri rëndë

nga Kaltrina Berila26 gusht 2024
Aksident në autostradë, lëndohen tetë persona – njëri rëndë

Të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë i ka goditur dy të tjera, ku janë lënduar tetë persona, njëri prej tyre rëndë.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet dy vetura tjera”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë tetë persona kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim  mjekësor në qendrën emergjente, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas Policisë rasti është nën hetime./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →