RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdiq një person

nga Egzona Mehmeti30 gusht 2020

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”, Lipjan-Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion.”, informoi sot policia përmes raportit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →