Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në autostradën Suharekë-Prizren, lëndohen tre persona

nga Kaltrina Berila25 gusht 2024
Aksident në autostradën Suharekë-Prizren, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në autostradën Suharekë-Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →