Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Gllamnik, lëndohen tre persona

nga Egzona Mehmeti24 nëntor 2021

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →