Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, respektivisht në magjistralen, Lipjan – Shtime, lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, për RTV21.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar dy persona të lënduar.
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti/21Media










