Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Prishtinë, lëndohen 5 persona

nga Venera Grabanica27 shkurt 2023
Aksident në Prishtinë, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi pas mesnatës, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura.
Siç tha ajo, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia./21Media 

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →