Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

nga Venera Grabanica16 maj 2021

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë sot rreth orë 14:30.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes të dy automjeteve në lëvizje.

“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →