RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 4 të lënduar

nga Kaltrina Berila26 dhjetor 2022
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →