RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Aksident në Shtupeq të Pejës, humb jetën një person

nga Kaltrina Berila3 gusht 2024
​Aksident në Shtupeq të Pejës, humb jetën një person

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjerë është lënduar si pasojë e një aksidenti sot në Shtupeq të Pejës.

Zëdhënësi rajonal i policisë për Pejë Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Kemi pranuar informatën se rreth orës 15:30 në fshatin Shtupeq dy persona që kanë qenë me një motoçikletë kanë dalë jashtë rrugës. Njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa tjetri është lënduar”, ka thënë ai.

Gashi ka njoftuar se personi i lënduar po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →