Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Veternik, pesë të lënduar

nga Kaltrina Berila15 mars 2023
Aksident në Veternik, pesë të lënduar

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës, më saktë në Veternik.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →