RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident trafiku me fatalitet

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2018

Në aksident ishin përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë

Një person ka humbur jetën dje në një aksident komunikacioni në rrugën “Selman Vojvoda” në Mitrovicë.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj dhe dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër.

Si pasojë lëndime trupore kanë tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast viktima femër ka ndërruar jetë në QKUK.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit, njëri nga ngasësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →