Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident trafiku në Drenas, 2 të lënduar

nga Kaltrina Berila20 shkurt 2021

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Drenas-Komoran, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e lënduar në aksidentin e sotëm janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →