Dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në Zajaz të Kërçovës.
Sipas Policisë atje, viktimat janë gra. Njëra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetra në autoambulancë, rrugës për spital.
Vetura e tipit Golf 4 me targa të Tetovës është përplasur me një furgon të tipit “Mercedes”.
Ekipet e Prokurorisë Publike dhe Policisë kanë kryer kontroll në vendin e aksidentit”, thonë nga SPB-Ohër./tv21









