Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit në rrugën Komoran-Carralevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./21Media










