Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksidenti në Podujevë, arrestohet shoferi i autobusit

nga E.Bullaku29 korrik 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar shoferin e autobusit në të cilin është aksidentuar sot një veturë me targa të huaja. Si pasojë e këtij aksidenti, burrë e grua nga Malisheva mbetën të vdekur dhe u lënduan dy fëmijët e tyre.
Këtë për rtv21.tv e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, sot me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj.
I dyshuari është arrestuar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.
Ndryshe, viktimat e aksidentit janë të moshave 35 dhe 36 vjeç. Në aksident janë lënduar edhe dy fëmijët e çiftit, që janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →