Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksidenti i policëve në Veri, dy prej tyre janë transferuar në QKUK

nga Venera Grabanica13 dhjetor 2024
Aksidenti i policëve në Veri, dy prej tyre janë transferuar në QKUK

(Lajm i përditësuar)

Aksidenti i policëve në Veri, dy prej tyre janë transferuar në QKUK 

Dy policë të lënduar në aksidentin me autoblindë në Graboc janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa edhe dy të tjerë pritet të nisen për pak.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Tetë policët e lënduar në aksidentin në veri po trajtohen në Emergjencën e Mitrovicës

Tetë policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc të Leposavqit po trajtohen në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur për portalin rtv21.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

“”Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic.
Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu” tha Elshani.

Aksidentohet autoblinda e Policisë së Kosovës në veri, lëndohen disa policë

Disa pjestarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar pasi që një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident komunikacioni  në veri të Kosovës.

Për media aksidentin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Nuk ka ende informata zyrtare për gjendjen e policëve të lënduar./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →