Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Aksidentohet kamioni që transportonte 100 majmunë

nga Kaltrina Berila22 janar 2022

Një rimorkio që mbante 100 majmunë u përplas me një kamion të premten, autoritetet raportuan se katër majmunë  tani për tani janë të zhdukur.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, kur katër majmunë u liruan gjatë përplasjes.
Majmunët e humbur po kërkohen në një zonë të pyllëzuar me ndihmën e një helikopteri të siguruar nga Policia e Shtetit të Pensilvanisë, transmeton rtv21.tv.
Kamioni ishte rrugës për në një laborator.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.
Është e paqartë nëse në aksident ka pasur të lënduar./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →