Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksion i dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha kazermat e FSK-së

nga R23 gusht 2023
Aksion i dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha kazermat e FSK-së

Sesioni i dytë për këtë vit, i dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtij aksioni vullnetar i është përgjigjur edhe ministri i ri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili dhuroi gjak së bashku me stafin e tij.

Ky aktivitet, tashmë tradicional, po bëhet në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

“Personeli civil dhe ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, ku nga grumbullimi i gjakut shpëtohen jetë, ndihmohen pacientët në nevojë të vendit tonë”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së. /kp

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →