Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Aksion i PSD-së para zyrave të EULEX-it: “UÇK nuk mund të gjykohet”

nga Venera Grabanica27 nëntor 2023
​Aksion i PSD-së para zyrave të EULEX-it: “UÇK nuk mund të gjykohet”

Partia Socialdemokrate sot (e hënë) ka mbajtur nja aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë. PSD-ja në muret këtij institucioni ka shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”. Qëllimi i këtij aksioni të PSD ishte në kuadër të kundërshtimeve të tyre ndaj Gjykatës Speciale.

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi tha se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale deri sot ka shpenzuar 350 milionë euro, e me këtë ritëm të gjykimit, i cili nuk përfundon minimalisht 5 vjet, sipas tij Gjykata do të shpenzojë mbi 1 miliard euro.

PSD po ashtu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që më 29 nëntor në orën 14:00, përball hotel “Sirius” në Prishtinë, për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilova.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →