Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të 700 migrantëve kryesisht sirianë

nga Venera Grabanica10 janar 2024
​Aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të 700 migrantëve kryesisht sirianë

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 27 të pandehurve për veprën penale  kontrabandim i migrantëve, kryesisht të shtetasve sirianë.

Në njoftim thuhet se personat e pandehur janë me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe  L.Z.

Të pandehurit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, kryesisht shtetasve sirianë, ku u është mundësuar më shumë se 700 personave kalimi nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kalimin e tyre në Serbi, e që për qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →