Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen për fajde e shpëlarje parash 6.3 milionë euro

nga Gentrita Xhemajli2 tetor 2025
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen për fajde e shpëlarje parash 6.3 milionë euro

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, B.M. dhe Q.M. nën dyshimin për fajde, shpëlarje parash, falsifikim dokumentesh, mashtrim e kanosje.

Sipas aktakuzës, gjatë 2020-s, të dy të pandehurit i kanë dhënë para një personi disa herë me fajde.

Ata akuzohen se viktimës ia kanë tjetërsuar pronën në Prishtinë, pasi s’ishte në gjendje t’i kthente mjetet.

B.M. dhe Q.M. akuzohen se pasurinë e fituar me fajde e kanë konvertuar duke shkaktuar dëm në vlerë prej 6.3 milionë euro.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →