Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aktakuzë ndaj tre personave për 145 kg drogë

nga Kaltrina Berila31 dhjetor 2018

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve me inicialet B.G., M.G., dhe R.U., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios ka gjetur 145 kilogramë marihuanë.

“Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, B.G., M.G., dhe R.U., me datën 29 shtator të vitit 2018, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes, në atë mënyrë që pasi i pandehuri B.G., një ditë me herët kishe marr informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, i njëjti i lajmëron dy të pandehurit M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën e tipi “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë, e ku me pas në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë, dhe gjatë kthimit për në Serbi, hetohen nga Policia e Kosovës e cila ju vihet në ndjekje dhe arrijnë ti ndalojnë dhe arrestojnë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjendet 145 kilogram narkotik të llojit marihuan”, thuhet në një komunikatë për medie.

Sipas prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →