Aktivitetet e Doganës gjatë vitit që shkoi në lidhje me lojërat e fatit
“Për lojëra të fatit (për aparate të lojërave të fatit, pika bastore etj) Dogana vepron bazuar në informatat nga ATK (Divizioni i LF) lidhur me licencimin e subjekteve për veprimtarin e LF (përfshirë aprovimin nga ATK lidhur me licencimin e subjektit, lokacionin, afatin e licencës, dhe të dhëna tjera të domosdoshme). Në sistem të pagesës së akcizës në Doganë për të gjitha subjektet e licencuara nga ATK, si për lojëra te fatit ashtu edhe pika të bastit hyjnë me vendim të ATK-së”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet se veprimtaria nga ana e Doganës për mbledhjen e taksës së akcizës bazohet në këtë legjislacion dhe autorizimeve dhe Licencave nga vendimet gjegjëse të ATK. Edhe në aspektin e Importit për aparate të lojërave të fatit bazuar në rregullativën në fuqi duhet të merret aprovim nga Divizioni i lojërave te fatit ne ATK. Pasi të merret pëlqimi i ATK, aparatet lejohet të zhdoganohen, dhe në qarkullim të lirë dalin tek pasi të lëshohen vendimet e ATK-së.
“Dogana ka arritur që gjatë vitit 2018 të rris inkasimin e tatimit të akcizës të lojërave të fatit dhe shtimit të numrit të kundërvajtjeve në këtë fushë që kanë prodhuar efektin e afro 3.4 milion euro më shumë të hyra se në vitin paraprak.
15,874,729.84 euro (rritje krahasuar me vitin paraprak 2017 për +27%). Të hyrat nga akciza edhe në vitin 2019 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 kemi me shumë prej rreth +20.58%.
Dogana gjate vitit 2018 përmes njësive të saja ka intensifikuar kontrollet dhe ka organizuar operacione të përbashkëta në terren së bashku me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit si: ATK, Policinë e Kosovës si dhe Inspeksionet komunale për kontrollin e subjekteve të Lojërave të Fatit.
“Tek lojërat e fatit në këtë vit janë zbuluar 283 raste të kundërvajtjeve dhe janë shqiptuar gjobat në vlerë të hyrave prej 310 mijë e 800 euro.
· Konfiskim i aparateve gjatë 2018: 270 cp;
· Pajisje tjera për LF të konfiskuara: 400 cp;
· Gjoba për pika Basti të pa licencuara: 185 raste
· Vlera e mallit të konfiskuar: rreth 473,850.00 euro”









