Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Aktivitetet e sotme elektorale të partive politike

nga Gentrita Xhemajli3 shkurt 2025
Aktivitetet e sotme elektorale të partive politike

Teksa po i afrohemi zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë politike po vazhdojnë me oraret e ngjeshura përgjatë fushatës zgjedhore.

Sot, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e nis me tubim elektoral në Lipjan, duke vazhduar me takime me banorët e tre fshatrave të Shtimes, në Vojnoc, Muzeqinë dhe Rashnicë.

Abdixhiku do të takohet edhe me banorët e Komogllavës së Ferizajt.

Sakaq koalicioni për “Kosovën Fituese” mban tubime në Drenas e Prizren.

AAK me partnerët e koalicionit do të mbajë edhe tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim zgjedhor në Gjilan. (Sheshi “Agim Ramadani”, në ora 17:00)

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →