Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Alaba thotë se Bellingham është talent i mesfushës

nga Xh.D10 shtator 2022

David Alaba e quajti Jude Bellingham një nga talentët më të mëdhenj të mesfushës në botë.
Bellingham është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit jashtë Premier Ligës, pasi është bërë lojtari më i spikatur i Dortmundit në dy sezonet e fundit.
Ai është gjithashtu një nga mesfushorët më të kërkuar të klubeve elitare evropiane dhe sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e bashkëmoshatarëve të tij.
“Sa i përket Bellingham si lojtar, mund të them se ai është një nga talentët më të mëdhenj të mesfushës në botë. Dhe kjo në një moshë të re. Vetëm 19 vjeç, ai drejton ekipin, nuk fshihet dhe tashme vendos ndeshjet në stilin e tij të lojës”, ka thënë Alaba./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →