Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Alarm i ri i motit ekstrem në Toskanë, 8 të vdekur

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2023
Alarm i ri i motit ekstrem në Toskanë, 8 të vdekur

Një alarm i ri i motit ekstrem është lëshuar në Toskanë, ku përmbytjet së fundmi morën jetë e tetë personave.

Shkollat dhe parqet do të mbyllen sot në Livorno dhe në provincën Massa Carrara.

“Alarmi portokalli” është shpallur pasi një valë e re e motit të keq ka mbërritur në Itali, duke prekur kryesisht rajonet qendrore dhe jugore.

Gjithashtu do të ketë një “Alarm të verdhë” të premten në Kalabri, Sardenja, Abruzzo, Basilicata, Lazio, Molise, Pulia, Siçili, Umbria dhe Campania./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →