Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Alarm për bombë edhe në disa shkolla të rajonit të Gjilanit

nga B G16 qershor 2022

Në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka pasur alarm për bombë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmi për portalin rtyv21.tv u konfirmua nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili po ashtu tha se nuk ka vend për panik.
“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, tha Hashani
Po ashtu, mëngjesin e sotëm është ndërprerë procesi mësimor në disa shkolla të komunave veriore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →