Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë

nga Xh.D25 shtator 2022

Aktori Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë.
64 vjeçari dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin kanë mirëpritur një fëmijë së bashku.
Ilaria Catalina Irena Baldwin lindi të enjten, më 22 shtator.
“Sa mirënjohës që ndjehemi të mirëpresim vajzën tonë në këtë botë”, u shprehen çifti.
Çifti janë prindër të katër djemve dhe dy vajzave të tjera, ndërkaq aktori ka një vajzë nga një martesë tjetër po ashtu, Ireland Baldwin/ 26 vjeç.
Shtatzënia e Hilarias u konfirmua në mars, gjë për të cilën ajo u shpreh shumë e lumtur.
Përmes Instagramit, ajo ndau edhe fotografi për përvjetorin e dhjetë të martesës së çiftit, ngjitur me një foto ku dukej paksa barku i rrumbullakosur i Hilarias që qëndron krahë Alec./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →