Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Alexei Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burg

nga E.Bullaku2 shkurt 2021

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është dënuar me burg. Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar.

“Gjykata vendosi në favor të Shërbimit të Ndëshkimit Federal për prishjen e vendimit të dënimit me kusht kundër A. Navalny. Ai u caktua në paraburgim para se vendimi të hynte në fuqi”, tha me rastin e leximit të vendimit të gjykatëses, Natalija Repnjikova.

Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.

Sipas BBC, Navalny ka qenë në paraburgim që kur u kthye në Rusi muajin e kaluar.

Ai po trajtohej në Gjermani për muaj me radhë pas një sulmi pothuajse fatal që pësoi në muajin gusht me një agjent nervor.

Vendimi i 2 shkurtit vjen në kohën e zemërimit ndërkombëtar në rritje lidhur me ndalimin që i është bërë kritikut të Kremlinit dhe pas protestave të dhjetëra mijëra rusëve në fundjavat e kaluara në gjithë Rusinë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →