Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ali Ahmeti feson ditëlindjen e 65-të, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut e uron në mënyrë të veçantë

nga Venera Grabanica4 janar 2024
Ali Ahmeti feson ditëlindjen e 65-të, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut e uron në mënyrë të veçantë

Politikani shqiptar i Maqëdonisë së Veirut, Ali Ahmeti feston sot ditëlindjen e tij të 65-të.

Një urim të veçantë Ahmeti e mori nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai publikoi një pjesë të këngës “Po i bjen era retë e zeza” e cila interpretohet nga një grup folklorik në duet me Ilir Shaqiri.

“Të rrallë janë njerëzit të cilëve ju shkon pas historia dhe që bëjnë histori duke e ndërtuar të ardhmen. E paçim me jetë rilindasin e fundit, në krye të kombit, gjithmonë në rrugë të drejtë! Ali Ahmeti, me çdo gjë të shenjtë të shqiptarisë në supet e tija, sot mbush 65 vjeç”, ka shkruar Grubi, transmeton rtv21.tv.

Kujtojmë se Ali Ahmeti është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe një partner i vogël koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008. Ndërsa në vitin 2001 Ali Ahmeti u zgjodh Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →