Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aliu vizitoi Njësinë e Patentë Shoferëve në veri

nga B G11 tetor 2024
Aliu vizitoi Njësinë e Patentë Shoferëve në veri

Ministri i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës, ku MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit.

Ali përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet në veri të Mitrovicës.

“Sot vizituam ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës, ku MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit. Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë. Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Aliu.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →