Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Amazon po përballet me nivelin më të lartë të shpyllzimit në 15 vjet

nga Xh.D19 nëntor 2021

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, sipas të dhënave zyrtare.
Një raport i agjencisë braziliane të kërkimit hapësinor (Inpe) zbuloi se shpyllëzimi u rrit për 22% në vit.
Brazili ishte në mesin e një numri kombesh që premtuan t’i jepnin fund dhe të anulonin shpyllëzimin deri në vitin 2030 gjatë samitit të klimës COP26.
Amazona është shtëpia e rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë (5110 milje katrore) u humbën gjatë periudhës 2020-2021, sasia më e lartë që nga viti 2006.
Ministri i Mjedisit, Joaquim Leite tha se të dhënat përbëjnë një sfidë dhe shtoi se duhet të jemi më të fortë në lidhje me këto “krime”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →